[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PZAP e hedhë poshtë ankesën e Zyberajt, ai e quan skandal këtë vendim



Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së e që ishte në listë me LDK-në, Jetlir Zyberaj, është ankuar në PZAP se i është bërë vjedhjeve e votave.

Ai madje në PZAP ka dërguar deklarata të personave të ndryshëm të cilët dëshmonin për vjedhje të votave nga komisionerët, siç i ka quajtur ai të kriminalizuar.

Mirëpo duket se as këto nuk i kanë mjaftuar PZAP, e cila ka hedhur poshtë ankesën e Zyberaj. E ai ka thënë se shpresa e vetme tani është prokuroria.

“PZAP-it nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit(personave) që vota nuk u figuron në formular.Ky është skandal. PZAP po legjitimon vjedhjen e votës”, ka shkruar ai në Facebook./Botapress/