[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Putini i tregon Vuçiqit në telefon se çfarë zgjidhje të bëjë për problemin me Kosovën



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Rusia është e përkushtuar për gjetjen e një “zgjidhje të ekuilibruar” për problemin me Kosovën, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, raporton mediumi serb, Tanjug.

“Pala ruse ka konfirmuar qëndrimin e saj parimor mbi gjetjen e një zgjidhjeje të ekuilibruar që duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i KB”, tha Kremlini në një deklaratë të lëshuar pas një bisede telefonike midis dy liderëve.

 

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Vuçiq e informoi Putinin për vlerësimin e tij të situatës në lidhje me Kosovën, në përputhje me kontaktet që ai kishte me partnerë të huaj, përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Deklarata nga Kremlini vuri në dukje se Serbia mund të mbështetet në mbështetjen e Rusisë në zgjidhjen e kësaj dhe çështjeve të tjera. /Express/