[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Putin: Prostitutat tona janë më të mirat në botë, por Trump…



“Nuk besoj se Donald Trump do të tërhiqej nga prostitutat e Moskës sepse ai si pronar i Miss Universe ka qenë gjithmonë i rrethuar nga vajza të bukura”. Janë fjalët e vetë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që flet për ekzistencën e një kasete ku shfaqet Donald Trump në një hotel të kryeqytetit rus me disa prostituta në vitin 2013. Putin tha se “kjo histori ishte e pakuptimtë” dhe se pas tyre “ka njerëz më të këqij se prostitutat”

Putin ka komentuar lajmet se Rusia ka materiale komprometuese për Donald Traump pas dokumenteve të publikuara nga Christopher Steele, një ish-oficer i inteligjencës britanike javën e kaluar.

Ai ka folur në një konferencë për shtyp me presidentin e Moldovës, Igor Dodon në Kremlin këtë të martë. Putin tha se “dosja ishte e qartë që ishte e falsifikuar dhe qesharake që shërbimi sekret rus të ketë shkuar pas çdo miliarderi amerikan”.

Putin bëri edhe ironi. “Trump sapo erdhi këtu doli menjëherë rrugëve të Moskës për të kërkuar prostituta? Ai është një i rritur apo më tepër një burrë që për shumë vite ka organizuar konkurse bukurie. Ai ka qenë mësuar me femrat më të bukura në botë. E kam të vështirë ta imagjinoj se ai vrapo për në hotel për të takuar prostitutat tona edhe pse ato janë më të mirat në botë. Sigurisht!”, – citon lapsi.al.

“Ne jemi dëshmitarë të një lufte të vazhdueshme politike në SHBA ku detyra e disave është të minojnë legjitimitetin e presidentit të zgjedhur”, – tha Putin duke vijuar: “Për të bërë këtë ata njerëzit janë duke i bërë dëme të mëdha interesave kombëtare amerikane.”

Agjenti Steele që ka shërbyer në Shërbimet Sekrete të Inteligjencës në Rusi në vitet 90 ka nxjerrë një raport se Rusia ka një dosje komprometuese seksi ndaj Trump. Vetë Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime.