[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Putin po mendon t’i dorëzoj Trumpit Edward Snowdenin si ‘dhuratë’



Nga Rusia me dashuri?

Rusia po mendon që t’ua dorëzoj Shteteve të Bashkuara të Amerikës ish-kontraktorin amerikan, Edward Snowden, i kërkuar nga SHBA për akuza spiunazhi, si ‘dhuratë’ për Presidentin Donald Trump.

Snowden la punën e tij në NSA më 2013, pasi u dha gazetarëve informata të fshehta dhe kërkoi azil në Moskë.

Zyrtarë të paidentifikuar i kanë thënë NBC News se qeveritarët rusë po mendojnë që ta shfrytëzojnë atë për marrëdhënie të reja me administratën e re në SHBA, transmeton Express.

“Snowden është spiun i cili duhet të ekzekutohet”, kishte shkruar Presidenti në Twitter më 2013 ndërsa drejtori i CIA’s, Mike Pompeo kishte thënë se Snowden duhet të dënohet me vdekje.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar raportin e NBC, por Departamenti i drejtësisë tha se rikthimi i Snowden do të mirëpritej.

Administrata e Barack Obamas kishte vënë shumë sanksione ndaj Rusisë mirëpo Trump ka theksuar se nëse Rusia do të ndihmonte do të konsiderohej heqja e sanksioneve.