[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Putin gati për luftë



Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar forcat ajrore që të bëhen gati për kohë lufte, ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes i Rusisë.

Presidenti rus ka urdhëruar një kontroll të hapësirës ajrore të shtetit, që të vlerësoj gatishmërinë për të luftuar.

Forcat ajrore janë të gatshme për tu vendosur, ka thënë Sergey Shoigu, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ky veprim vjen në kohen kur janë tensionuar marrëdhëniet me shtetet anëtare të NATO-s, përderisa Putin ka ngritur kapacitetet ushtarake përgjatë muajve të fundit.