[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Punëtoria e radhës për trashëgiminë kulturore mbahet në Prizren



Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë punëtori innovative të trashëgimisë kulturore në Prizren, të martën, më 31 janar, në qendrën rajonale për trashëgimi kulturore (objekti I komunës së vjetër), me fillim në ora 09:30.

Në punëtori do të mblidhen të rinjë të cilët do të njihen me metoda inovative për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si dhe me situatën aktuale të objekteve me rëndësi të madhe kulturore në qytetin e Prizrenit.

Prezantime do të ketë edhe nga përfaqësues  të organizatës Trashëgimia Kulturore Pa Kufij, Kosovë dhe organizatës Ec Ma Ndryshe. Pasdite, rreth orës 15:30 pjesëmarrësit do të vizitojnë xhaminë e Sinan Pashës dhe kishën e Shën Gjergjit.

Ftesë:

 

Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë ngjarje.

 

Kush:            UNDP dhe BE

 

Çka:                Punëtori innovative e trashëgimisë kulturore

 

Kur:                E martë, 31 janar, në ora 09:30

 

Ku:                 Qendra rajonale e trashëgimisë kulturore, Prizren