Ka përfunduar intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Dejona Mihali, zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar për disa orë në Prokurori.
E njëjta pas përfundimit të intervisimit nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
“Gjithë të mirat…Mirupafshim…Punë të mbarë”, ishte fjalia e vetme e Mihalit.
Ndryshe, Prokuroria njoftoi se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, transmeton Telegrafi.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim