Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kamenicë, Faton Jakupi publikoi një video ku shihen disa persona që pretendon se po blejnë përkatësisht shesin vota.
Ai ka ftuar organet e rendit që të marrin masa ndaj këtyre akteve të shëmtuara. E sipas Jakupit, tashmë është arrestuar një person lidhur me këtë rast.
Postimi i plotë i Jakupit:
Blerja e votave përveç që është e jashtëligjshme,cenon edhe lirinë dhe vullnetin e qytetarëve në të drejtë vote.
Sot të gjithë jemi të barabartë, i pasur e i varfër.
Ftoj organet e rendit të marrin masa ndaj këtyre akteve të shëmtuara.
PS: sipas informatava policia tanimë ka arrestuar blerësin (vëllau i një asambleistes së kuvendit komunal) dhe shitësin me nacionalitet Rom.