[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Publikohen online 13 milionë dokumente të fshehta të CIA-s



Rreth 13 milionë dokumente të klasifikuara nga Qendra e Agjencisë Inteligjente e Shteteve të Bashkuara (CIA), janë publikuar në internet

Të dhënat në këto dokumente të publikuara përfshijnë informata të brendshme të inteligjencës lidhur me jashtëtokësorët (UFO) dhe eksperimentet psikike, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Arkivi i plotë është i përbërë nga pothuajse 800,000 fotografi dhe 13 milionë faqe dokumentacion.

Dokumentet përfshijnë, letrat e Henry Kissinger, i cili shërbeu si sekretar i shtetit në kohën e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford, si dhe disa qindra mijëra faqe e analiza të inteligjencës në kërkimin e tyre shkencor dhe zhvillues.

Në mesin e të dhënave më të pazakonta janë dokumente nga të ashtuquajturat Programi “Stargate”, e cila merrej me fuqitë psikike dhe perceptimin jashtë-shqisor.

Dokumentet e publikuara përfshijnë të dhënat e testimit të famshëm psikike të Uri Geller në vitin 1973.

Geller në vitin 1973 kishte çuar studiuesit në kërkim të mëtejmë për shkak të zbulimit të tij “demonstrimin e aftësisë së tij paranormale”./GazetaExpress/