• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Publikohen fotografi të Martin Berishajt me Kurtin e Konjufcën në ambiente shtëpie

nga Bota Press
26 Prill, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, u përmend në një skandal të raportuar financiar në Slloveni. Opozita ka kërkuar që ai të shkarkohet, por Qeveria dhe Presidenca i besojnë verisionit të ambasadorit, që u deklarua i mohoi akuzat dhe paralajmëroi padi ndaj televizionit slloven që raportoi.

Berishaj e kishte festuar në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Në llogarinë e tij në Facebook, ai poston fotografi me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e mbështet.

Disa fotografi të tjera, në ambiente shtëpie, i ka publikuar sot anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta. Në njërën prej tyre, bashkë me ambasadorin Martin Berishaj, përpara një kuzhine, rreth një tavoline shihen edhe kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Si u bë që njeriu prej të cilit burojnë skemat konspiracioniste të mos ketë fije dyshimi në Martin Berishajn? Albin Kurti edhe shpjegimet gjeopolitike i ka të mbështetura në lidhje të shkurta konspirative. Shpjegimi më i besueshëm deri me tani është që Kurti i din dhe përfiton nga lidhjet biznesore dhe politike të Martinit. Kësi lidhje që përfundojnë duke e shfrytëzuar shfrytëzuesin. Kurti nuk është imun. Siç duket, këto lidhje e forca nuk janë edhe aq kundër Kurtit, sa për ta prishur miqësinë. E për Kosovën kush po lodhët?”, ka shkruar Rrusta.

Të tilla akuza kanë edhe partitë tjera opozitare, që e lidhin këtë skandal me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe e imlikojnë në të edhe kryeministrin.

Sipas televizionit slloven Planet TV, ambasadori kosovar kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” 600 mijë euro nga dega në Beograd e kompanisë energjetike sllovene, “GEN-I”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë politikanit slloven, Robert Golob.

Këto pretendime i ka mohuar Berishaj, duke paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi. Presidenca i ka kërkuar raport dhe e ka ftuar për sqarime në Kosovë ambasadorin, pasi paraprakisht presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i beson versionit që Berishaj e ka dhënë në Facebook.

Tags: BERISHAJKurti

Të ngjashme

Lajme

Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Rusia nis një seri sulmesh mbi Ukrainën, lëshon 40 raketa

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

​Qindra raste të dhunës në shkolla për 5 muaj, njohësit fajësojnë institucionet

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Halimi: Mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin
  • Florim Zeqa: Dorëzimi i Albin Kurtit!
  • Rusia nis një seri sulmesh mbi Ukrainën, lëshon 40 raketa
  • ​Qindra raste të dhunës në shkolla për 5 muaj, njohësit fajësojnë institucionet
  • Pas samitit të BE-së, zhvillohet edhe samiti i G7

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.