[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Publikimi i fotografisë së nxënësve nga mësuesja, shkelje e rëndë e privatësisë



Lidhur me Rastin e Publikimit të Fotografisë së Nxënësve në Facebook nga Mësimdhënësja

Prishtinë, 07 shkurt 2017

Pas shqetësimeve të ngritura lidhur me publikimin e një fotografie në mediumin social ‘Facebook’,

ku shihen dhjetë (10) nxënës të rreshtuar para tabelës së zezë në mësojtoren  e tyre,  e që besohet  se publikimi është bërë nga mësuesja e këtyre nxënësve (subjekte të të dhënave personale),

duke e përdorur publikimin e fotografisë si mekanizëm ndëshkimi për mosbindje ndaj detyrës së

dhënë apo për mungesë të higjienës personale, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave

Personale, si autoriteti i vetëm i mandatuar për mbikëqyrjen e përpunimit të të dhënave personale,

konstaton se publikimi i të dhënave (fotografike), pa pëlqimin paraprak të subjektit (personit/ave)  të fotografuar, përbën shkelje të privatësisë së individid dhe si e tillë është i dënueshëm me ligj.

Duke marrë shkas nga rasti i djeshëm i publikimit të fotografisë së nxënësve, me qëllime denigruese, i cili është bërë brenda një grupi të mbyllur anëtarësh në ‘Facebook’, Agjencia këshillon mësimdhënësit,

të cilët, në cilësinë e administruesit të grupeve të këtilla, aplikojnë komunikimin me prindër përmes

grupeve të mbyllura në kuadër të ‘Facebook’-ut apo  të ndonjë mediumi tjetër social,  që t’i shfrytëzojnë  këto hapësira të komunikimit në grup për njoftime, shpallje, etj.

Për të publikuar fotografi apo video në grup (në rastet ku subjekte të të dhënave fotografike

apo filmike janë nxënësit e mitur), gjithësesi duhet marrë pëlqimi i prindërve paraprakisht.

Veç kësaj, mësimdhënësit udhëzohen që komunikimin e karakterit individual të suksesit

të nxënësve, vërejtjet rreth diciplinës etj., t’ua përcjellin prindërve në forma individuale, qoftë edhe përmes mediumeve sociale, por në asnjë mënyrë brenda grupit, që mund ta cenojë dinjitetin e individit.

Për të përmbushur misionin e bartjes së njohurive te nxënësit, mësimdhënësit duhen gjetur

forma dhe metoda të përshtatshme, sipas kritereve të metodikës së mësimdhënies,

të aplikueshme në Republikën e Kosovës, ndërsa mediumet sociale, për qëllime arsimore,

t’i aplikojnë në masë të kufizuar dhe shumë të kujdesshme.

Në rastet kur pretendohet se e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale është

shkelur, qytetarët mund të paraqesin ankesë në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen

e të Dhënave Personale, njofton Zyra për Komunikim me Publikun e  Agjencisë Shtetërore 

për Mbrojtjen e  Dhënave Personale,