• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Psikologu Thaçi për rastin e nxënëses: Akt i shëmtuar, institucionet ta trajtojnë me kujdes këtë çështje

nga Bota Press
16 Maj, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Psikologu Petrit Thaçi e quan të shëmtuar rastin e djeshëm të publikuar lidhur me ngacmimin seksual ndaj një të miture në një nga shkollat e kryeqytetit. Ai në një intervistë, tha se institucionet duhet të bëjnë një hartim-plani të qartë se si duhet të trajtohen çështje të tilla në formë ligjore dhe psikologjike.

Të shtunën është publikuar në medie një video, ku pretendohet për ngacmim seksual të një të miture nga disa të mitur të tjerë në një shkollë fillore të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur më 24 prill.

Thaçi tha se nga rastet e tilla duhet të trajtohen me kujdes pasi mund të kenë efekte traumatike afatgjata.

“Padyshim që rasti në fjalë ishte mjaft rast i shëmtuar i cili ndoshta  më parë nuk ka ngjarë në shoqërinë tonë dhe është vërtetë për keqardhje, sepse sidomos për vajzën e atakuar në rast nuk prek vetëm një çështje vetëm  momentale por mund të jep efekte traumatike afatgjate që mund të sjell probleme në relacionet e saj ndër personalë në të ardhmen si dhe në ndërtimin e një koncepti për marrëdhëniet emocionale dhe bashkëshortore në të ardhmen e saj. Prandaj konsideroj që nuk duhet të relativizuar siç po tentohet ndonjëherë por të merret me kujdes”.

“Sa i përket çështjes institucionale unë mendoj që duhet të bëhet një hartim i një plani të qartë se si duhet të trajtohet çështje të tilla në formë ligjore dhe psikologjike në bashkëpunim dhe me shkollën dhe me familjen. Kur them me shkollën konkretisht me stafin psikologjik të shkollës në ato momente kur veçse vërehen simptomat e para të delikuencës dhe të një sjellje të pakontrolluar që brenda vetes përbën një rrezik për veten ose për shoqërinë, prandaj një sinkronizim i psikologut të shkollës me familjen, kishte me përbërë një mori parandalimi dhe trajtimi më të mirëfilltë ndaj kësaj dukurie në të ardhmen”, tha ai.

Tutje ai thekson se në këtë rast mund të përfshihet edhe faktori i misogjenit dhe pabarazisë në vend.

“Po tani në shtylla të gjera mund të jetë edhe ky koncepti që ne shohim në familje se djalit i ka hije të bëjë gjithçka dhe vajza nuk duhet të bëjë asgjë ose nuk mund të bëjë çdo gjë. Por në këtë rast po flitet për mosha të mitura dhe një fazë puberteti aty ku fillojnë së pari të merren konceptet  e seksualitetit dhe marrëdhënieve ndër gjinore, andaj konsideroj që familja të bëjë një edukim dhe monitorim të sjelljes dhe shoqërimit me llojet e grupmoshave dhe sjelljet që ata bëjnë. Konsideroj që shkollat më shumë bëjnë rolin shkencëtarë dhe zbulues edhe harron që duke tentuar të bëjë zbuluesin nuk po bën as qytetarë të ndërgjegjshëm e as shkencëtarë e asgjë”, thekson tutje ai.

Si përfundim ai konsideron që është shumë me rëndësi që të ketë relacion reciprok në mes shkollave, prindërve dhe institucioneve që mos të kemi sinjale të tilla ndaj të miturve.

“Konsideroj që është substanciale, shkolla e humb kuptimin e saj e edhe familja nëse nuk janë në relacion reciprok direkt në një monitorim të vazhdueshëm, dhe nëse vërehen sinjalet e para të një sjellje të çuditshme të reagohet menjëherë”, përfundoi ai.

Tags: psikologuThaci

Të ngjashme

Kosovë

ZKM-ja jep detaje për takimin e Kurtit me emisarin britanik për dialogun

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Kosovë

Trendafilova thotë Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Kosovë

Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të PSD’së u caktohet masa e ndalimit 48 orë

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023
Kosovë

E dhimshme/ Ndërron jetë në moshe të re i riu nga Deçani, ra nga lartësia

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • ZKM-ja jep detaje për takimin e Kurtit me emisarin britanik për dialogun
  • Trendafilova thotë Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm
  • Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të PSD’së u caktohet masa e ndalimit 48 orë
  • Policia aksion në veri, sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave
  • E dhimshme/ Ndërron jetë në moshe të re i riu nga Deçani, ra nga lartësia

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.