Muri Kinez është një seri fortifikimesh prej guri dhe prej balte në veri të Kinës, i ndërtuar fillimisht për të mbrojtur kufijtë veriorë të Perandorisë Kineze kundër ndërhyrjeve nga grupe të ndryshme nomade, shkruan Gazeta Botapress.
Disa mure kanë qenë ndërtuar që nga shekulli i 5 që janë përmendur së bashku si Muri i Madh, i cili është rindërtuar dhe mirëmbajtur nga shekulli i 5 para Krishtit deri në shekullin e 16. Një nga më të famshmit është muri i ndërtuar në mes te viteve 220-206 p.e.s nga i pari perandor i Kinës, Qin Shi Huang.
Pak e se murit mbetet, pjesa më e madhe e murit ekzistuese është ndërtuar gjatë Dinastisë Ming . Muri i Madh shtrihet nga Shanhaiguan në lindje, për te lumi Nur në perëndim, përgjatë një harku që përcakton afërsisht skajin jugor të Mongolisë së Brendshme.
Studiues të tjerë pohojnë se ato ishin ndërtuar për të kontrolluar lëvizjen e grupeve nomade lokale pas zgjerimit peraandorak.
Gjithsesi, këto “besime” janë vlerësuar shkencërisht në një projekt të përbashkët që përfshin arkeologë nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit në Izrael, Akademia Mongole e Shkencave, dhe Universiteti i Jeilit në SHBA. Një studim i ri i botuar në revistën “Antikiteti” nga profesor Gideon Shelah-Lavi nga Departamenti i Studimeve Aziatike në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, detajon gjetjet e ekipit të drejtuar nga profesori, që hulumtoi një mur të shekujve XI-XIII, 737 kilometra të gjatë, që shtrihet nga Kina Veriore në Mongolinë Veri-Lindore.
I ndërtuar nga dinastia Liao Jin, ekipi i shkencëtarëve u përpoq të kuptonte më mirë arsyet e ndërtimit të këtij muri, si dhe funksionet e tij të ndryshme në fillimet e veta. Sipas studiuesve, muret e gjata mendohet se përcaktojnë shpesh “një kufi ekologjik midis bujqësisë dhe blegtorisë, të cilin ata e quajnë si ndarja klasike ‘stepa përkundrejt tokave të mbjella”.
Mosdija nëse muri i kishte shërbyer një qëllimi thjesht ushtarak të mbrojtjes së një territori ndaj ushtrive pushtuese, apo nëse ishte ndoshta një vijë simbolike ndarëse e një kufiri, apo nëse përkeqësimi i kushteve klimatike dhe ekologjike, nxiti nevojën për të kontrolluar dhe monitoruar lëvizjen e popullsisë përtej mureve dhe në tokat e kontrolluara nga shteti, shkencëtarët pyetën kur dhe pse u ndërtua ky mur verior, dhe nga kush?
Fotot me definicion të lartë të realizuara më dron, zbuluan se muri ishte një strukturë e vazhdueshme, me seksionet më të ruajtura rreth 1 metër të larta mbi nivelin e tokës, në një kohë që gjerësia aktuale e murit është afro 10 metra. Dhe ajo që konfirmohet tanimë, është se ky mur i përkiste një sistemi muresh komplekse me një gjatësi mbi 3500 kilometra.
Ndërkohë studimi thekson se nëse merren parasysh që të gjitha muret paralelet, gjatësia e akumuluar e tyre i tejkalon 6500 kilometrat, çka përfaqëson një nga “komplekset murale më të gjata, por edhe monumentet më të mëdha, të ndërtuara ndonjëherë”.
Gjithsesi, ka ende pak kërkime mbi këtë sistem muresh mesjetare, dhe kjo ka munguar në shumicën e librave historikë kinezë. Studimi i ri, paraqet punën e studiuesve në terren, dhe fokusin e tyre mbi një seksion të murit verior të vendosur në Provincën Dornod, në Mongolinë Verilindore, që përmban disa struktura ndihmëse të zgjeruara, si kulla dhe kampe, që zbulojnë shumë mbi funksionin origjinal të strukturës./Botapress.info/