[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pse u hoq flamuri kuq e zi nga rektorati? (Video)



Zyrtarja për financa e Universiteti të Prishtinës, Zelfije Abdyli largoi dje flamurin kombëtar shqiptar nga salla e senatit të Universitetit të Prishtinës, ku do të mbante ligjtarë lordi Alan Watson nga Anglia, veprim ky që nxiti reagime në opinion, ku u tha që këtu mund të kenë gisht grupe antishqiptare.

 

 

Menaxhmenti i rektoratit ka hedhur poshtë këto dyshime, njofton Klan Kosova.

Zyrtarja e UP-së që e hoqi flamurin shqiptar dha sqarime se si erdhi deri te kjo situatë, duke thënë se asaj iu kërkua që brenda 20 minutash të rregullonte sallën për mysafirët dhe gjithçka kishte ndodhur nën presionin e kohës.