Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për rënien e blloqeve në termocentralin “Kosova A”, para disa ditësh. Rizvanolli tha se ka kërkuar nga KEK-u arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe se të njëjtit i kanë pohuar se rënia ka ndodhur për shkaqe teknike,
Për këtë çështje Rizvanolli tha se KEK dhe KEDS kanë formuar një Komision Hetimor për të zbuluar shkaqet.
“Aktualisht KEK-u nuk ka kontratë me ndonjë operator jashtë vendit për eksportim të energjisë. Të paktën për eksport të thëngjillit. KEK-u i shet Kosova thëngjillit i cili më pas i shet palëve të treta. Për rënien e blloqeve kjo ka qenë një pyetje që unë ja kam bërë KEK-ut. Jam informuar se problem teknik ka ndodhur në nivel të transmisionit. KEK dhe KEDS kanë formuar një komision për të parë se cila është arsyeja dhe nëse ka mundur që të parandalohet. Në fakt pikërisht arsyeja pse kam pyetur unë është se kam dashur që të dijë se a ka qenë gabim njerëzor i cili ka mundur të parandalohet dhe parashikohet apo ka qenë thjeshtë teknik e rastit”, ka thënë ajo.
Sipas Rizvanollit, sipas informacioneve fillestare rënia e blloqeve ka ndodhur si pasojë e problemit teknik.
“Ky Komision nuk e ka përfunduar ende raportin, por besohet se nuk ka qenë gabim njerëzor por teknikë e rastit, por raporti do të zbardh më shumë detaje lidhur me këtë”, tha më tutje ajo.