[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pse nuk flasin me njëra-tjetrën Teuta Krasniqi dhe Yllka Gashi?



Pas luftës ishin vajzat me vëmendjen më të madhe publike dhe mediatike.
Merrnin pjesë së bashku në projekte televizive dhe teatrale. Ishin aktoret më të talentuara të moshës rinore të asaj kohe, shkruan “Kosovarja”.

Pa diskutim, Teuta Krasniqi dhe Yllka Gashi edhe sot janë ndër aktoret më të mira në Kosovë.

Megjithatë, dy shoqet që dikur vetëm gjumi i ndante, sot nuk flasin me njëra-tjetrën.
Prej shumë vitesh nuk janë parë së bashku, madje as që dëshirojnë të flasin për njëra-tjetrën.
Arsyet se përse nuk flasin, i dinë vetëm ato, njofton “Kosovarja”.
Të dy aktoret pavarësisht projekteve të shumta që kanë realizuar, të njohura për publikun e gjerë u bënë në serialet vendore.
Derisa Yllka Gashi famën e arriti me personazhin e “Zanës” në “Familjen Moderne”, Teuta Krasniqi, fitoi zemrat e publikut me “Sarandën” në serialin “Kafeneja jonë”.