Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në botë janë gati të festojnë festën e Fitër Bajramit.
Bajrami – siç njihet zakonisht – është një nga festat më të mëdha në kalendarin mysliman.
Çka është Fitër Bajrami?
Bajrami bëhet në fund të Ramazanit – një muaj lutje dhe agjërim.
Emri “Fitër Bajrami” përkthehet si “festa e përfundimit të agjërimit”, raporton bbc.
Ashtu si fillimi i Ramazanit, Bajrami fillon me shfaqjen e parë të hënës së re.
Për myslimanët në Kosovë, kjo do të jetë në mbrëmjen e 12 majit.
Çka ndodh në Fitër Bajrami?
Shumë myslimanë do të marrin pjesë në lutjet e Bajramit në xhaminë e tyre gjatë mëngjesit të 13 majit.
Në Lindjen e Mesme, këto mbahen menjëherë pas namazit të sabahut. Në Kosovë falja e Bajramit bëhet në ora 05:53.
Është një traditë të veshësh rroba të reja dhe gjatë rrugës për në xhami, të hash diçka të ëmbël siç është hurma dhe të lexosh një lutje të vogël të quajtur tekbir.