• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pse erdhi dje Lajçak në Kosovë dhe çka foli me Kurtin?

nga Bota Press
16 Shtator, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.

Lajçak foli shkurtimisht për gazetarët pas takimit që zhvilloi të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Ai tha se në takim u bisedua për “vazhdimin e dialogut” dhe për takimin e ardhshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Bruksel më 18 gusht.

“Takimi i radhës do të zhvillohet sapo të përgatitet”, tha Lajçak.

“Kjo është një nga arsyet përse jam sot këtu. Duam të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe do të prodhojë diçka”.

“Të dy udhëheqësit janë të gatshëm të takohen, BE-ja është gati t’i mirëpresë, por po përgatisim agjendën”, tha Lajçak, duke mos dhënë ndonjë datë specifike.

Lajçak tha se nuk do ta vazhdojë vizitën në Serbi, por se do të kthehet në Bruksel.

Ai tha se mund të takojë Vuçiqin në Nju Jork, ku, javën e ardhshme, nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Kosovës lëshoi një deklaratë për media, sipas së cilës, Kurti përsëriti në takim me Lajçakun se “qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”.

Nga Bashkimi Evropian, vizita e Lajçakut nuk u paralajmërua më herët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se jo domosdoshmërisht komentojnë çdo takim pune apo ndërveprim të tij me partnerët në rajon.

“Këto vizita pune, njësoj si ajo e sotmja në Kosovë, po zhvillohen në kuadër të çuarjes përpara të procesit të dialogut dhe vazhdimit të diskutimeve për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, tha Stano në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

Lajçak dhe këshilltarët e Qeverisë gjermane e asaj franceze për dialogun qëndruan edhe të premten e kaluar në Prishtinë, ku, po ashtu, takuan Kurtin.

Pas atij takimi, Lajçak tha se bisedimet ishin “të thella dhe të rëndësishme”, por nuk dha detaje.

Tre diplomatët evropianë, javën e kaluar, takuan në Beograd edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq tha se ata i kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun me Kosovën.

“Sipas tyre [diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura”, tha Vuçiq.

Ai, po ashtu, përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Dy vendet kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Procesi i negociatave duhet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Derisa në Kosovë këmbëngulin që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen reciproke, Serbia, tash për tash, refuzon.

Të ngjashme

Aktuale

Aksion i policisë në Podujevë, arrestohen disa inspektorë

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Çka vjen pas pajtimit për Deklaratën për Personat e Zhdukur mes Kurtit e Vuçiqit?

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Prishtina mbushet me thirrje për protesta kundër Albin Kurtit, shfaqet me hundë të pinokut

nga Bota Press
21 Mars, 2023
Aktuale

Çfarë po ndodh në TRUST? Vjen lajmi i fundit për këtë institucion

nga Bota Press
21 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Ndodh edhe kjo: Një person gëlltiti dhëmbët teksa ishte në gjumë, mjeku në QKUK ia nxori
  • Dikur bashkë në rrugë kundër “Zajednicës”- Kurti kryeministër ironizon me thirrjen e Molliqajt për protestë
  • Aksion i policisë në Podujevë, arrestohen disa inspektorë
  • “Dita më e keqe”- Nëse e keni në plan të martoheni këtë vit, mos e bëni në këtë datë
  • Çka vjen pas pajtimit për Deklaratën për Personat e Zhdukur mes Kurtit e Vuçiqit?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.