[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pse e quan Thaçi vëlla Erdoganin?



Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, Presidenti Hashim Thaçi ka folur për raportet e tij të ngushta me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka thënë historia pesë shekullore e shqiptarëve nën pushimin e Perandorisë Osmane nuk mund të ndryshojë, megjithatë ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë që raportet shqiptaro – turke të mbetnin si në të kaluarën.

Për raportet e tij të mira me Presidentin turk, të cilin e ka quajtur edhe vëlla, Thaçi ka thënë se nuk mund të njollosët emri i një udhëheqësi për shkak të së kaluarës.