Është normale dhe, edhe e pranuar dhe e moralshme fetarisht e demokratikisht diversiteti, kendvështimi dhe mendimi ndryshe, liria e mendimit dhe e zgjedhjes.
Mirëpo ajo e cila është edhe tipar negativ, e që është karakteristikë negative te shoqëritë, të cilat janë prapa në rrugën e civilizimit, demokacisë e të prosperitetit janë: injoranca,egoizmi negativ, smira dhe urrejtja e fanatizmi kundër talentit, dhuntisë dhe suksesit të tjetrit.
Pikërish, kur sot aktualisht verdikti popullor i shqiptarëve të Kosovës selektoi dhe përzgjodhi me 14 Shkurt 2021 si më të mirët për ta qeverisur shtetin dhe shoqërinë kosovare, që zgjodhën Kurtin , Osmanin e Gërvallën , pra LVV e “Guxo”, kundër tyre janë turrur pikërisht e vjetra politike, regresive dhe dështake, injoranca,egoizmi negativ, smira dhe urrejtja e fanatizmi kundër talentit, dhuntisë dhe suksesit të tjetrit, këto antivlera dhe korrupsioni, së bashku me bartësit e tyre, të cilët si maskë përdorin hipokrizinë, akuzat e pavërteta, genjeshtrat e shpifjet me qëllim që të përbaltin sa të mundin punën e Kryeministrit,Presidentes dhe të Kryediplomates.
Kundërshtarët e politikës së re të sotme që janë në pushtet janë pikërisht dështakët e mëdhenj të cilët keqqeverisën dhe që i keqpërdorën shtetin, ligjin, drejtësinë dhe pushtetin e autoritetin vetëm për përfitime e interesa personale, dhe janë këta dhe akrabaja korruptive dhe abuzive politike, klanore, fisnore e nepotike rreth tyre të cilët janë dhe vazhdojnë me rezistencën si fronti i së keqes, të cilët bëjnë maksimumin për të penguar dhe për të trilluar e sajuar akuza e shpifje kundër Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës.
Por nuk janë vetëm këta që nuk u pëlqen suksesi i Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës por janë edhe nihilistët dhe të sëmurët nga egoizmi, janë edhe ata të cilët xhelozojnë për atë se përse nuk janë ata atje ku janë dhe që kanë arritur me meritë Kurti, Osmani dhe Gërvalla.
Dhe këto dy palët e tilla, e të tillët i mbajnë veshët pipëz e lart, dhe sytë i bëjnë katër për të“zbuluar”, por më shumë për të intriguar e deri edhe për të shpifur kundër Kurtit,Osmanit dhe Gërvallës.
Kundër Osmanit, Kurtit dhe Gërvallës janë dhe mbeten ata dhe zgjatimet e atyre të cilët organizuan grushtin parlamentar dhe që rrëzuan qeverinë KURTI 1, janë mafio-oligarkia e korrupsioni që po cmontohen;janë drejtësia a padrejtësisë dhe politika antiVETING.
Kundër Osmanit, Kurtit e Gërvallës janë e gjithë shpura e ish-pushtetit të turpit, të gjithë ata të cilët u bënë tradhtinë interesave të Kosovës me marrëveshjet për minishtetin serb brënda Kosovës, atë të Bashkësisë së Komunave Serbe; janë kundër tyre ata të cilët falën mijra hektarë tokë Maqedonisë e Malit të Zi; kundër Osmanit , Kurtit e Gërvallës janë ata të cilët përkrahën planin serb për coptimin e Kosovës; janë po ata të cilët ishin kundër politikës së reciprocitetit; janë ata të cilët asnjëherë nuk kërkuan ndëshkimin e genocidit serb ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës; janë ata që nuk kanë kërkuar as dëmshpërblimin për dëmet materiale e pasurore që Serbia u ka shkatuar Kosovës dhe shqiptarëve.