[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pse anashkalohen nga Ministria e Arsimit dëshmorët unikat të shkollës shqipe?



 

Ministri Bajrami dhe zv. Ministri Bërdynaj nuk kanë njohuri se në mbrojtje të shkollës shqipe , pos dhunës sistematike ndaj punëtorëve të arsimit, është derdhur edhe gjak .

IMERAJ

                                                               Nuradin  Imeraj

Tash e shtatëmbëdhjetë vjet pas lufte , këtu te ne në Kosovë, janë duke u anashkaluar ata të cilët i vunë themelet e pavarësisë së shkollës shqipe nga Serbia- dëshmorët unikat të shkollës shqipe. Kështu ndodhi edhe në njëemison të emetuar nga Klan Kosova dhe RTV 21,  të premten mbrëma. Në këtë emission special, ku u debatua arsimi gjatë viteteve 1992- 1999, e ku morën pjesë ministrii Arsimit,  Arsim Bajrami, zv. Ministri i Agim Bërdyna dhe disa zyrtarë të tjerë,  si dhe dëshmirarët të kësaj peridhe kohore, çuditërisht nuk u  zunë në gojë fare dëshmorët unikat të shkollës shqipe nga fshati Uçë, komuna e Istogut,  të cilët pikërisht  më 31 janar të vitit 1992, ranë në mbrojtjen e arsimit shqip, duke i mbrojtur nxënësit  shqiptarë nga dora gjakatare e milicisë serbe, derisa mësimi mbahej në shtëpi- shkolla.

Duhet të theksoj se në këtëemision të emetuar nga Klan Kosova dhe RTV 21  u trajtuan shumë çështje me rendësi për zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë gjatë periudhës 1992- 1999, por mos trajtimi i dëshmorëve unikat  të shkollës shqipe ka treguar se as ministri Bajrami dhe as zëvendësi i tij, Bërdyna, nuk kanë njohuri fare se për pavarësimin e shkollës shqipe, është derdhur edhe gjak.

Dhe  aq më shumë më çuditë fakti se zv. Ministri i arsimit, z. Bërdyna, atëhërë kryetar i Këshillit Komunal për Arsim në Pejë, nuk i kujtohet asgjë nga kjo ngjarje që debate televizive të merr formën unikate dhe dokumentimin me fakte për mbrojtejen me gjak të shkollës shqipe, kur dihet fakti se në varrimin e dëshmorëve të shkollës shqipe morën pjesë mbi 50 mijë qytetarë nga mbarë Kosova e më gjerë, duke mos përjashtuar edhe mundësinë që të ketë marrë pjesë edhe zv. Ministri vetë në këtë varrim.

Më duhet tua përkujtojë debatuesve të këtij emisioni në mbrotje të shkollës shqipe në fshatin Uçë të komunës së Istogut, pikërisht më 31 janar të vitit 1992,  janë vrarë nga policia serbe duke mrojtur nxënësit e gjimnazit ”Haxhi Zeka” të Istogut, saktësisht të punktit të këtij institucioni arsimor të

 

 

 

 

           TRE DËSHMORËT E SHKOLLËS SHQIPE

Rakoshit:  Muharrem Hysenaj, Bajram Hoxha dhe Hasan Hysenaj, emrin e të cilëve me krenari mban shkolla e fshatit .

Pas kësaj ngjarjeje, organet e kësaj shkolle dhe ato të fshatit Uçë ipropozojnë Këshillit Komunal të Arsimit në Istogdërrimii emrit të shkollës, ndërsa me këtë rast,   më datën 15.  4.1992,  nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës  shkolla dekretohet me emrin e tyre, por  ky  vendim për çudi nuk njihet sot nga vetëorganet shtetërore deri më tani.

Kërkojmë qëMinistria e Arsimit të merret më seriozisht me arkivimin e materialeve të mësimdhënësve , nxënësve dhe prindërvve të rënë , në veçanti të dëshmorëve unikat që ranë në mbrojtje të shkollës shqipe.

Urojmë që herave të tjera këta dëshmorë tëfigurojnë edhe në faqet zyrtare të MASHT-it, sepse dëshmorët e tillë janë unikat edhe në botë.