[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Protestë në Bruksel për Haradinajn, u bëhet thirrje shqiptarëve që jetojnë në Evropën Perëndimore të marrin pjesë



Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Ramush Haradinajd, ka bërë të ditur se do të organizojnë protestë për të shprehur kundërshtimin e ndalimit të Haradinajt në Francë

Protesta është lajmëruar se do të mbahet në Bruksel më 4 shkurt.

“Më 4 shkurt bëhen një muaj që kur autoritetet e Republikës së Francës ndaluan z. Ramush Haradinajt mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë. Mbajtja e kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS”, shkruan në komunikatën për media, transmeton Express.

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të marrin pjesë në protestë.

“Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit”, thotë Këshilli.

Protesta do të mbahet në këtë adresë në Bruksel “Place Schuman” në ora 14:00.