Ashtu siç ishte paralajmëruar, mijëra amerikanë janë grumbulluar në një tubim në Washington kundër presidentit të ri Donald Trump i cili merr detyrën pikërisht sot në 20 Janar.
Protesta u mbajt para hotelit “Trump International”, në kohën kur Trump po mbante fjalimin e fundit si qytetar i zakonshëm i SHBA-ve para monumentit të Abraham Linkolnit në Washington.
Protesta janë paralajmëruar në shumë qytete të SHBA-së edhe në momentet kur do të kryhet ceremonia e inaugurimit të Trump.
Ky i fundit sot me betimin solemn, ku edhe zyrtarisht do të bëhet presidenti i ri amerikan. /Telegrafi/