Në Pejë sot do të protestohet kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Protesta kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave do të fillojë në orën 12:00. “Protestohet kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave. (Korzoja e qytetit në Pejë, ora 12:00)”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, protesta si kjo janë duke u mbajtur në të gjitha qytetet e Kosovës.E para është mbajtur në Prishtinë, ndërkaq ka vazhduar edhe në Mitrovicë e disa qytete tjera.
Këto protesta po mbahen pas raportimit të të disa rasteve të dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave gjatë ditëve të fundit në Kosovë./Botapress/