Mediat në Serbi po vazhdojnë me propagandat e tyre në lidhje me situatën në veri. “Novosti” tani raporton se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të infiltruar në aksionin në veri, transmeton Botapress.info
Krejt këtë raportim ata e bëjnë duke iu referuar një fotografie të shkrepur atje nga reporterët serbë, e ku shihet një pjesëtar i Policisë që në çantën e tij ka logon e FSK-së.
Normalisht, policët e Kosovës pajisjet e tyre si çanta dhe të tjerat që nuk i përkasin uniformës zyrtare i mbajnë sipas dëshirës, dhe kjo nuk ka të bëj asgjë me detyrimin që ai t’i përkas Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Madje ky medium i pushtetit në Serbi që njihet për propagandën e egër thotë se “të gjitha marrëveshjet janë thyer”, duke iu referuar zotimit që FSK ka me NATO-n për prezencën e saj në veri. /Botapress.info/