Që nga viti 2015 e deri më tani, gjashtë (6) aktakuza janë ngritur ndaj Ardian Xhaferit, i njohur ndryshe si ‘‘The Mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’.
Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka konfirmuar se Xhaferi ka aktakuza për “Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’. Një akuzë tjetër për ‘’Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, aktakuzë për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, si dhe një aktakuzë për veprën penale ‘’Kanosja’’.
Megjithë këto, ai vazhdon të jetë i lirë, e krenarë që ka mbi 60 aktakuza për vepra të rënda penale.
Për liderin e grupit ‘‘E7’’ në media është raportuar se i njëjti në vitin 2012 ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.
Edhe para 3 viteve, Gjykata Themelore e Gjilanit, Xhaferit i kishte caktuar masën e paraburgimit prej tre muajsh pasi dyshohej për sulm me sëpatë dhe me thikë ndaj një personi në Gjilan.
“The Mike” dyshohet se të dielën e 27 janarit në parkingun e kafiterisë “Astoria” në Gjilan, sulmoi fizikisht të pandehurin G. A..
Me dashje dhe përgatitje paraprake, me sëpatë dhe thikë në gjatësi prej 50 cm, e kanë sulmuar të njëjtin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, e cila njoftoi se Ardian Xhaferit i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.
Ai ka qenë i përfshirë në procesin gjyqësor të zhvilluar në vitin 2012 kundër dy grupeve rivale muzikore në Gjilan të njohura si “Double G” dhe “E7”.
Ardian Xhaferi – “The Mike” – është i njohur për tekstet e tij agresive. Ai e identifikon veten si “Mbret i Rrugës”, e për të bëmat e tij problematike kanë shkruar në vazhdimësi mediat.