• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Prokuroria kërkon dënimin e Gani Gecit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

nga Bota Press
2 Qershor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Prokurori Naim Beka ka kërkuar dënimin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, lidhur më akuzën për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014. Kurse i akuzuari Geci ka kërkuar nga gjykata që të veproj në bazë të provave, pasi thotë se bëhet fjalë për vetëmbrojtje.

Këto u thanë në seancën e së mërkurës, gjatë së cilës palët dhanë fjalët e tyre përfundimtare për këtë rast, raporton “Betimi për Drejtësi”.Në fjalën e tij, prokurori Beka deklaroi se mbetet pranë aktakuzës dhe kërkoi nga gjykata që të akuzuarin Geci ta shpall fajtor e ta dënoj sipas ligjit.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga gjykata që ta këtë parasysh kërkesën e Halime Shaqirit si palë e dëmtuar, për kompensimin e dëmit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ndrecë Dodaj fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim, duke kërkuar që e njëjta të jetë pjesë e shkresave të lëndës.

Tutje, i pandehuri Geci kërkoi nga gjykata që të veproj në bazë të provave, sepse nga e gjithë kjo tha se bëhet fjalë për një vetëmbrojtje, për shkak të sulmeve dhe frikës së akumuluar.

Pas deklarimeve të tyre, gjykatësi Radosllav Markoviq e caktoi shpalljen e aktgjykimit për 4 qershor 2021, në ora 14:30.

Ndryshe, në seancën e parë të rigjykimit, të mbajtur më 30 mars të këtij viti, prokurori Naim Beka kishte hequr dorë nga ndjekja penale për veprën e përdorimit të armës.

Sipas prokurorit Beka, vepra e lartpërmendur është konsumuar nga vepra penale e vrasjes, për çka edhe kishte hequr dorë nga pika e tretë e aktakuzës.

Pas kësaj, në atë seancë, Gani Geci kishte deklaruar se për pikën e dytë të aktakuzës, që e ngarkon atë me veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, e pranon fajësinë.

Ndërsa për pikën e parë të aktakuzës, që e ngarkon atë me veprën penale të vrasjes, Geci kishte thënë se nuk ndihet fajtor.

“E pranoi fajësinë për mbajtje dhe posedim të armës. Armën e kam mbajtur për vetëmbrojtje, pasi kam pasur disa atentate. Ndërsa për veprën penale vrasje e rëndë nuk ndihem fajtor”, kishte deklaruar i pandehuri Geci në seancën e 30 marsit 2021.

Mirëpo, pranimi i fajësisë ishte refuzuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Radosllav Markoviq, pasi sipas tij, pranimi i fajësisë shqyrtohet kur të jepet në të gjitha pikat e dhëna si në aktakuzë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.

Pas ankesave të ushtruara në shkallën e dytë, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2017 kishte anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Në aktvendimin e Apelit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhej se gjykata e shkallës së parë nuk e ka aprovuar cilësimin e veprës penale sipas aktakuzës së ndryshuar në “vrasje të rëndë”, pasi nuk ishte e qartë se për cilën vepër penale e ka shpallur fajtor.

Sipas vendimit, nga emërtimi ligjor i veprës penale sipas dispozitivit të aktgjykimit rezulton se i akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes”, kurse nga përshkrimi i veprimeve inkriminuese, respektivisht, fakteve dhe rrethanave që përbëjnë figurën e veprës penale del se i akuzuari ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kundërthënie këto që sipas shkallës së dytë e bëjnë të pakuptueshëm dispozitivin e aktgjykimit.

“Këto kundërthënie dhe paqartësi janë aq të theksuara në aktgjykim sa e bëjnë atë të paqartë, konfuz dhe juridikisht të paqëndrueshëm dhe të cilat paraqesin shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, që paraqesin bazë për anulimin e aktgjykimit, ngase janë të natyrës absolute dhe nuk mund të evitohen në këtë procedurë, sepse bëjnë të pamundur vlerësimin e drejtë të ligjshmërisë së aktgjykimit në fjalë”, thuhej në aktvendimin e Apelit.

Ndërkaq, me këtë aktvendim, ankesat e të dëmtuarës Halime Shaqiri dhe përfaqësuesit të autorizuar të saj, avokatit Sokol Dobruana, Apeli i kishte cilësuar si jolëndore.

Gani Geci akuzohet se Ruzhdin Shaqirin e kishte vrarë në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014.

Tags: Gani GeciProkuroria

Të ngjashme

Lajme

Zbulohet mesazhi i fundit i rojës që humbi jetën në Top Channel

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Lajme

Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Kosovë

Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë

nga Bota Press
27 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Zbulohet mesazhi i fundit i rojës që humbi jetën në Top Channel
  • Në kohën e iftarit, Policia konfirmon plagosjen e dy personave tek Pishat
  • Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy
  • Gashi tregon arsyen pse Abazi u largua nga VV: Ashtu si u ngrit, edhe ra
  • Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.