• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Prokuroria e Kukësit bën kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Fjolla Morinës

nga Botapress.info
20 Prill, 2021
në Showbiz
ShareShareShare

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me gjashtë vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit” – njofton Botapress.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi.

Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Nuk është e qartë nëse këngëtarja do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel.Fjolla Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me nëntë vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë gjashtë vjet. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

E pyetur mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares, Aurora Guska, ka thënë për BIRN se kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte.Ajo tha se kërkesa duhej të ishte sekrete. Por Guska pretendon se klientja e saj është e pafajshme për akuzën për të cilën është dënuar dhe kërkon në Apel që dënimi ndaj saj të zbutet./Botapress/

Tags: FjollaMorina

Të ngjashme

Lajme

“Unë t’i jap 200 mijë euro veç mos e tradhto grun”, Blero ia thotë troç Bucit – VIDEO

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2023
Lajme

Çka do të ndodhë sonte në natën ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova?

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2023
Lajme

Puthje mes Lumbardhit dhe Albyt

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Lajme

Kiara bën ndryshim mahnitës në pamje

nga Bota Press
29 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • Qarkullimi i parave të falsifikuara, ish-guvernatori i BQK’së thirrje që të evitohen pagesat ‘cash’
  • Policia ka konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe veturën që janë përdorur në rastin e vrasjes së Liridonës
  • Vras’ja që tronditi vendin/ Si u privua nga jeta Liridona Ademaj-Murseli?
  • Kufizimi i komunikimeve për ish-krerët e UÇK’së në Hagë, flet mbrojtja e Thaçit
  • Çka do të ndodhë sot në vend, këto janë ngjarjet kryesore

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.