[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Projekt i madh nga Abbi & Ardiana Mehmeti, godasin ndërgjegjën e shoqërisë



Reperi i ri Arbër Mehmeti i njohur si Abbi, që tashmë me hapa të sigurt po vazhdon të ngritët në skenën e vendit, në bashkëpunim me këngëtaren që po fascinon të gjithë me zërin karakteristik, sapo kanë lansuar këngën më të re të titulluar “Mos u dorëzo”, së cilës ia kanë shoqëruar edhe klipin.

 

Projekti që ka tematikë sociale, godet rëndë ndërgjegjen e secilit prej nesh që jetojmë në këtë vend me padrejtësi të shumta dhe në të njëjtën kohë jep mesazhin se pavarësisht vështirësive të mëdha nuk duhet të dorëzohemi drejt synimeve tona në jetë.

 

“Duke pasur parasysh sa e vështirë është të jetosh sot, padrejtësi të shumta, nëna me jetimë pa të ardhura, ne nuk duhet të dorëzohemi” tha Abbi për Ditorin.

 

Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i tyre, pasi ata mund të sjellin edhe projekte të tjera së bashku.