Profesori universitar Rafet Zeqiri ka hedhur kritika të rënda në drejtim të kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza.
Profesori i Universitetit të Mitrovicës përmes një komenti i është drejtuar Hamzës se ju e shkatërruat dhe e vodhët Trepçën që është mali me ar dhe argjend.
Zeqiri këtë koment e ka bërë në postimin e Bedri Hamzës ku ky i fundit pasqyron vizitën e tij tek argjendarët e Mitrovicës ku thekson se jetojmë në një mal me ar e argjend.