[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Produksioni i fundit kinematografik italian mbi emigrimin  e shqiptarëve në vitet ’90, sjell premierën “Altin in Città ”



 

 

NGA : Dorina Hoxha

 

“Altin in città” është një dramë që trajton historinë e një emigranti shqiptarë të

larguar në vitet’ 90 drejt brigjeve italiane dhe përpjekjet e tij për t’ja dalë

mbanë ngjarjeve që i ndryshojnë jetën.

Premiera është një dramë e huazuar nga tranzicioni post-komunist në vitet ’90

në Shqipëri, një periudhë që rezultoi një sfidë e vështirë politike, ekonomike

dhe shoqërore për shqiptarët. Destabiliteti politik i atyre viteve pati ndikim në

aspektin ekonomik, psikologjik dhe sociale të qytetarëve shqiptarë, një pjesë e

të cilëve gjeti si të vetmen shpëtim emigrimin drejt vendeve europiane. Ishte

pranvera e vitit 1991 që shënoi në historinë shqiptare edhe fazën e parë të

emigrimit në periudhën post-komuniste.  Në muajin mars  të vitit 1991 anije të

mbushura me shtetas shqiptarë zbarkuan në brigjet e Jugut të Italisë

kryesisht në Brindisi, Bari, Otranto. Historia e një tranzicioni që u ndryshojë

jetën mijra emigrantëve shqiptarë në përpjekje për t’u rimëkëmbur, premiera

vihet në skenën Italiane nga regjizori  Fabio Del Greco dhe studioja Monitore

Film.

Rimi Beqiri, është aktori shqiptarë që vjen në rolin e ‘Altinit’, personazhit

kryesore të filmit, rreth të cilit vërtiten të gjitha ngjarjet.

Premiera “Altin in città” pritet të shfaqet në Itali me datë 27 Prill në kinema

kryesore, në qytete si: Roma, Bologna, Rimini, Pescara, Lanciano dhe në

 

 

shumë qytete të tjera në vijim.

Përpjekja për një të ardhme më të mire vuri përballë sfidave të njëpasnjëshme

të emigrimit Altinin, një shkrimtarë shqiptarë që aspiroi të mbërrinte në Itali

në mënyrë klandestine në një target të madh në vitet ’90 të tranzicionit

shqiptarë.  Altini punonte në një thertore kur ai u përzgjodh nga një audicion

për  shkrimtarët, ai më në fund sheh një shans për të qenë i suksesshëm me

librin e tij “Udhëtimi i Ismailit”. Një fillim suksesi që do ti ndryshonte jetën

Altinit, dhe që do të niste sagën e përpjekjeve të vështira për të mësuar anën e

errët të këtij suksesi siç është  hakmarrja, vetmia dhe  varfëria e tejskajshme.

Filmi  hedh dritë mbi  përpjekjet e një individi për t’u rimëkëmbur  e për tja

dalë mbanë në mënyrën më të sukseshme  në një vend të huaj. Ndonjëherë

suksesi më i madh qëndron në arsyetimin  mbi raportin e asaj që ishe dhe që

je, shumica ngelin në kurthin e egos. A përfaqëson Altini,  lirinë e ndrydhur të

shqiptarëve në komunizëm, të cilët përballë një jetë të zhvilluar kulturalisht,

ekonomikisht dhe psikologjikisht shfaqen të ‘pangopur”?! Një personazh që

njihet me të dyja anët e medaljes së një suksesi.

Rimi Beqiri sjell në rolin e tij gjithashtu frymën e një shqiptari të larguar prej

vitesh nga Shqipëria dhe përpjekjen e tij për t’ja dalë mbanë në

kinematografinë italiane.  Rimi Beqiri ka lindur në Tiranë  por prej vitesh është

shkëputur  të jetojë në Itali. Ai kreu studimet në Akademinë Ndërkombëtare

për Aktrim në Romë, ku diplomohet si aktor dhe ndihmës regjizor. Prej disa

vitesh ka arritur të depërtojë në kinematografinë dhe teatrin Italian nëpërmjet

roleve të ndryshme të interpretuar prej tij disa prej të cilave janë: “ I Cesaroni

3”(2009); “Il Commissario Rex 7”(2014); “Un Passo del Cielo 3” (2015). Rimi

Beqiri është pjesë gjithashtu e shumë produksioneve të filmave si: “Dov’e

Sisifo”(2005); “The darkest Night”(2009); “ Reality News”(2011) me regji të

Salvatore Vitiello;  në filmin aksion “ Connections: segment HOBO”(2013) me

regji të Daniele Misischia; co-protagonist në dramën historike mbi jetën e

 

 

poetes Vittoria Colonna “Festina Lente”(2016) me regji të Lucilla Colonna, filmi

ka marrë vlersime të ndryshme në festival ndërkombëtare; në filimin dramatik

“The Plastic Cardboard Sonata”(2015) me regji të Enrico Falcone dhe Piero

Persello, filmi njëherësh është pjesë e festivaleve ndërkombëtare. Aktori

shqiptarë Rimi Beqiri ka bashkëpunuar  edhe në Kosovë me aktorin e

mirënjohur Halil Budakova dhe Çun Lajçi në filmin “Virus Extrem

Contamination”(2016) me regji të Domiziano Cristopharo, ky prodhim pritet të

dalë së shpejti edhe në kinemanë shqiptare.