• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Prizren: Ngritet aktakuzë ndaj një doganieri për marrje të ryshfetit

nga Bota Press
24 Nëntor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër P.X., – person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri P.X., me datë 16.09.2021 rreth orës 22:10, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në cilësinë e personit zyrtar- Doganier i Doganave të Kosovës, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon dhe pranon përfitim pasuror për vete në mënyrë që i njejti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që qytetari V.K., me rastin e kalimit në pikën doganore duke drejtuar automjetin e tij, me t’u ndaluar nga ana e të pandehurit është pyetur nëse ka ndonjë mall për ta doganuar i cili ka deklaruar se në bagazhin e veturës së tij ka dy autopjesë të përdorura, për të cilat i pandehuri ia ka kumtuar shumën e taksës doganore për të cilat dëshmitari detyrohej ta paguante, mirëpo i njejti shfrytëzon rastin dhe kërkon privatisht nga dëshmitari shumën prej 50 € (Pesëdhjetë euro) në mënyrë që ky i fundit të mos i nënshtrohej taksës doganore, derisa dëshmitari paraprakisht ka raportuar rastin tek Autoriteti i Hetuesisë Doganore dhe pajtohet që t’ia jap të pandehurit shumën prej 20 € (Njëzet euro) ashtu që i pandehuri pranon paratë në fjalë dhe e liron dëshmitarin”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i pandehuri P.X., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Tags: DOGANIERProkuroria Themelore në Prizrenryshfet

Të ngjashme

Lajme

Sadri Ramabaja gjen kohë ti bëjë ca pyetje Gabriel Escobarit

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Lajme

Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Lajme

Kodi Civil dhe IVF/ Mushkolaj i reagon Rrahmanit: Çfarë gardiani jeni ju për me mbrojt familjen?

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Lajme

Deklarata e ashpër e Escobar ndaj Kurtit, Basha e kthen muhabetin kah opozita

nga Bota Press
21 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Sadri Ramabaja gjen kohë ti bëjë ca pyetje Gabriel Escobarit
  • Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit
  • Kodi Civil dhe IVF/ Mushkolaj i reagon Rrahmanit: Çfarë gardiani jeni ju për me mbrojt familjen?
  • Deklarata e ashpër e Escobar ndaj Kurtit, Basha e kthen muhabetin kah opozita
  • Shkatërrohet një rrjet kriminal i udhëhequr nga dy shqiptarë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.