[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pritet avancimi në grada shkencore, i bashkëpunëtorëve të rektorit Marjan Demaj (DOKUMENT)



Dy nga bashkëpuëtorët më të ngushtë të rektorit të Universitetit të Prishtiës, Marjan Demaj, do të mund të avacohen në grada shkencore ende pa  bërë as një vjet në krye të Menaxhmentit.

Bëhet fjalë për prorektorin për Mësim, Naser Sahitin dhe këshilltarin e rektorit, Hysen Bytyçi, të cilët nëse nesër marrin bekimin e Senatit do të avancohen në grada shkencore.

Gazeta Blic ka arritur që të siguroj edhe rekomandimin pozitiv që këta dy kandidatë kanë marrë nga komisionet recensuese të themeluara në nivel të njësive akademike.

Menaxhmentet e kaluara janë kritikuar në vazhdimësi pikërisht për shkak të këtyre avancimeve, gjë që rektori aktual ka theksuar se do të jetë shumë i kujdesshëm në këtë aspekt, mirëpo që nuk iu përmbajt atij zotimi.

 

Ndërkohë, edhe në konkursin e parë sa i përket avancimeve akademike, nën udhëheqjen e këtij menaxhmenti ka pasur shumë pakënaqësi dhe dyshime për avancime të jashtligjshme.

Gazeta Blic ka marrë vesh se përpos ankesave të shumta, disa profesorë të pakëaqur me këtë proces, i janë drejtuar edhe organeve të drejtësisë.

Pikërisht çështja e avancimeve akademike ishte arsyeja pse rektori i kaluar kishte përpasje me Senatin dhe me dekanët. Madje, kjo ishte arsyeja pse ai ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues, për t’u kthyer pastaj me një vendim të Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.