Aksidenti tragjik që dje i mori jetën 10 kosovarëve që po vinin nga Gjermania në Kosovë ka tronditur Kosovën, shkruan Gazeta Botapress.
Një mërgimtar i cili po udhëtonte me Deva Tours para se të nisej kishte postuar në rrjetin social ‘TikTok’ një video me këngën ‘Pritëm nanë se po vij’.
I njëjti ka postuar edhe një video pas aksidentit por që është fshirë tani. Fatmirësisht, Andi Rrustemi i ka shpëtuar aksidentit që rezultoi të ishte fatal për 10 nga bashkëudhëtarët e tij. /Botapress/