[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prishtinë, në tre raste policia konfiskon substance narkotike (marihuanë”)  



 

  • Rr. Xheladin Hana, Prishtinë, më 30.01.2017-22:25h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe gjate kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substance te dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Ulpianë, Prishtinë, më 30.01.2017-23:40h. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Graqanicë, më 30.01.2017-23:20h. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull K-Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njfoton Zyra per medie e Policise se Kosoves.