[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prishtinë: I dënuari sulmon fizikisht Drejtorin për Siguri dhe Operativë



SHKK njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:10 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë një i dënuar ka sulmuar fizikisht Drejtorin për Siguri dhe Operativë të Drejtorisë Qendrore të SHKK-së.

“Pasi ishte kryer intervistimi i të dënuarit dhe njoftimi zyrtar për refuzim të Kërkesës së tij për transfer, i dënuari B. M, fillimisht ka fyer dhe kërcënuar, më pas edhe ka sulmuar fizikish, më ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore Drejtorit për Siguri dhe Operativë”, njofton SHKK, transmeton Botapress.info