[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prishtinasit edhe sonte të rrezikuar nga ajri i ndotur (Foto)



Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga ndotja e madhe e ajrit.

Edhe në këto orë të vona, vlerat e ajrit në kryeqytet konsiderohen të pashëndetshme për qytetarët.

Nga matja e fundit që është bërë në orën 22:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, vlera e ndotjes ka arritur në 183 dhe konsiderohet e pashëndetshme, transmeton Telegrafi.