• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Prishtina “nën bërllog”- “Pastrimi” kërkon shtrenjtim të faturës e punëtorët rritje page

nga Bota Press
14 Mars, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

 

Prej dje, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, kanë hyrë në grevë. Kjo ka bërë që Prishtina dhe qytetet tjera të “mbyten” në mbeturina. Kërkesa e punëtorëve është rritja e pagave. Për çështjen e mbeturinave, sot, i pari i Prishtinës, tha se vendimi i punëtorëve të “Pastrimit” ka pasur ndikim të rëndë në pastërtinë e komunës. “Pastrimi” ka kërkuar shtrenjtimin e faturës, për çka drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se janë duke bërë analizë financiare.

 

 

Postimi që “hallakati” KEK’un, nxirren për shitje 50 mijë tonelata thëngjill

 

Kompania “Pastrimi” bën shërbimin e largimit të mbeturinave në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit dhe Podujevës. Që nga dje punëtorët e kësaj kompanie kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rritje të pagave.

“Lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, ju njoftojmë se pas shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve lidhur me ngritjen e pagave, sot me dt. 13.03.2023 u organizua takimi i radhës në mes të Menaxhmentit të Kompanisë, Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, SH.A”, thuhet në njoftimin e tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

Greva e tyre ka ndikuar që të rëndohet situata e pastërtisë në këto komuna, e më së shumti në Prishtinë. Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë së kjo situatë është e papranueshme.

Rama bëri të ditur se i kanë vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për t’i pastruar mbeturinat.

“Me shqetësim të madh po e adresoj grevën e fundit të punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”. Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë. Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme. Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti. Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju sigurojmë se po punojmë me përkushtim të plotë për të zgjidhur sa më shpejtë situatën”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq, nga kompania “Pastrimi” i kanë thënë Gazetës Express, se largimi i mbeturinave do të vazhdojë pas vendimit të bordit të drejtorit dhe menaxhmentit.

“Në momentin që do të ketë një vendim zyrtar nga bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti për realizim të kërkesave të punëtorëve, shërbimi i largimit të mbeturinave do të vazhdojë normalisht”, thuhet në përgjigje.

Kërkesa e “Pastrimit” për shtrenjtim të faturave të mbeturinave

Kompania “Pastrimi” ka propozuar shtrenjtim të faturave në komunat që i mbulon. Sipas kompanisë, shtrenjtimi i faturave do e lehtësonte gjendjen ekonomike të tyre.

“Kompania ‘Pastrimi’, Sh.A- Prishtinë ka bërë kërkesë për rritje të faturës tek të gjitha komunat ku kryen shërbim, dhe sigurisht që nëse komunat e aprovojnë një gjë të tillë kompanisë do t’i lehtësohej gjendja ekonomike financiare”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Rritja e çmimit të faturës së mbeturinave duhet të marrë miratimin e Kuvendeve Komunale të komunave të rajonit të Prishtinës, të cilat i mbulon “Pastrimi”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, në një prononcim për media, ka folur për këtë çështje. Ai tha se lëvizjen më të madhe e ka bërë Qeveria, “që ka rritur çmimin e deponisë për ton karshi kompanisë”.

“Gjithashtu, kemi bërë thirrje për një analizë financiare, për me analizu çmimin e faturës, duke ditur se kemi rritje të kostove operative në ndërmarrjen “Pastrimi”, por edhe komunat tjera në nivel të Kosovës kanë bërënjë lëvizje të tillë. Lëvizjen më të madhe e ka bërë Qeveria, që ka rritur çmimin e deponisë për ton karshi kompanisë”, tha Musliu.

Musliu tha se nuk kanë gjetur bashkëpunim nga sindikata e puëntorëve që të presin për rritje page deri në maj.

Të ngjashme

Kosovë

“Albin Zajednica”, PSD-ja me grafite për kryeministrin Kurti

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Lajme

Vdes babai i Blerim Latifit

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Kosovë

Ali Ahmeti bashkë me Ilir Shaqirin këndojnë këngë patriotike

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Lajme

Sa para janë mbledhur deri më tani për Luizin?Nuk do ta besoni shumën e çmendur

nga Bota Press
20 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • “Albin Zajednica”, PSD-ja me grafite për kryeministrin Kurti
  • Vdes babai i Blerim Latifit
  • Ali Ahmeti bashkë me Ilir Shaqirin këndojnë këngë patriotike
  • Sa para janë mbledhur deri më tani për Luizin?Nuk do ta besoni shumën e çmendur
  • ShBA kërkon zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.