Botapres 24 Qershor – Një person ka pësuar lëndime trupore gjersa ishte në vendin e punës në Mitrovicë.IndeksOnline mëson se punëtori u lëndua pasi u këput lifti.Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për IndeksOnline ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë.
I lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore jan në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes!”, tha ai.