Trafiku i ngarkuar po vazhdon të jetë problem për Prishtinën dhe Fushë Kosovën.
Aktualisht rruga Fushë Kosovë – Prishtinë është tërësisht e bllokuar nga kolonat.
Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në adresën e redaksisë duke thënë se kolonat janë të gjata me kilometra.
Shkaku i këtyre kolonave është një kamion i cili është prishur tek rrethi në hyrje të Prishtinës, ndërsa kolonat mbërrijnë deri tek zona industriale në Fushë Kosovë.