• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Prezantohen potencialet e Shqipërisë në OKB: Destinacion unik i turizmit

nga Bota Press
5 Maj, 2022
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në fjalimin e saj në Organizatën e Botërore të Turizmit në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, prezantoi Shqipërinë si destinacion turistik unik dhe i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

“Filozofia e përcaktimit të Shqipërisë si një destinacion unik do të thotë të bësh miqësi me njerëzit e këtij vendi, të cilët të ftojnë menjëherë të jesh pjesë e botës së tyre. Do të thotë të ndash përvoja origjinale me ta. Është vështrimi i një dielli ngjyrë portokalli të zhytur në detin Jon, i rrethuar nga njerëz që shkëlqejnë prej një drite po aq rrezatuese sa plazhet dhe po aq e thellë sa pyjet e parqeve kombëtare”, tha Kumbaro në sallën e OKB-së, gjatë takimit të nivelit të lartë dedikuar turizmit të qëndrueshëm dhe ringritjes së sektorit pas pandemisë.

Ajo prezantoi edhe shifrat e viteve të fundit në turizëm, duke thënë se viti pandemik pati edhe efekte pozitive në zbulimin e turizmit të brendshëm.

“Pritëm 6.4 milionë turistë në vitin 2019 dhe 5.6 milionë turistë në vitin 2021. Megjithatë, sfidat e viteve të fundit na tregojnë se luftën për një botë më të mirë nuk e fitojnë numrat, por soliditeti i shoqërive, qëndrueshmëria, solidariteti, largpamësia e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Kumbaro.

Ajo theksoi se “Shqipëria është destinacioni i preferuar i kureshtarëve, destinacioni ku maja me dëborë e një mali është gjysmë ore me makinë nga plazhet më të bukura në botë, sipas prestigjiozes “The Guardian Travel” që i rendit plazhet shqiptare ndër 40 plazhet më të mira për këtë vit”.

“Një destinacion duhet të komunikojë idenë që e veçon atë nga të tjerët dhe e bën atë një përvojë të veçantë. Filozofia e përcaktimit të Shqipërisë si një destinacion unik do të thotë të bësh miqësi me njerëzit e këtij vendi, të cilët të ftojnë menjëherë të jesh pjesë e botës së tyre”, u shpreh ndër të tjera Kumbaro.

Ministrja e Turizmit prezantoi paketën stimuluese për investimet strategjike, ndërsa shtoi se turizmi shqiptar po njeh trende pozitive në drejtim të zgjatjes së sezonit, zgjerimit të hartës turistike dhe zhvillimit të agroturizmeve si një model zhvillimi i qëndrueshëm.

Mirela Kumbaro ndodhet në Nju-Jork ku ka pasur takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Abdulla Shahit dhe ministra të Turizmit për rritjen e bashkëpunimeve, me qëllim prezantimin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e investimeve në turizëm./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Largimi i mundshëm i Lewandowskit – ja cilin lojtar ia propozon ish-klubit të tij Boateng

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Lajme

Ambasadori zviceran për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi: Kërkohet guxim

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Botë

Zelensky takohet pas 3 muajsh me bashkëshorten

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Botë

Rusia bombardon shkollat në Ukrainë

nga Bota Press
17 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Largimi i mundshëm i Lewandowskit – ja cilin lojtar ia propozon ish-klubit të tij Boateng
  • Nesër Specialja kumton vendimin për ta: Me çka mund të përballen Haradinaj e Gucati?
  • Kurti takon një senator e një kongresist në SHBA
  • Del të jetë i rremë alarmi për bombë në Rektoratin e UP-së
  • Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.