Shoqëria kosovare vazhdon të jetë e ndarë sipas bindjeve politike dhe as e para e shtetit nuk po arrin ta përfaqësojë unitetin e popullit.
Neni i katërt i Kushtetutës së Kosovës, pika e tretë e tij, ngjan sikur ekziston vetëm në letër.
“Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë”, thotë ky nen, përcjell Botapress.info
Por, presidentja Vjosa Osmani nuk po e përfaqëson krejt popullin.
Ajo edhe sot heshti për shkeljen flagrante të të drejtave të mësimdhënësve kosovarë, të cilëve Qeveria e Albin Kurtit nuk ua ekzekutojë pagat.
Vetë Osmani merr mijëra euro nga buxheti i Kosovës dhe nuk e tha asnjë fjalë për ndaljen e pagave të mësimdhënësve të varfër, që jetojnë nga puna dhe paga e tyre. /Botapress.info/