• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Presidentja Osmani ia kërkon njohjen shefes së re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

nga Bota Press
20 Maj, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali, së cilës ia ka kërkuar njohjen diplomatike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, duke thënë se Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorës Vakali dhe i bëri me dije gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar me Greqinë në sektorin e energjisë e turizmit.

“Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Vakali dhe i përcolli gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve nëpërmjet shtimit të bashkëpunimit ekonomik, në sektorin e energjisë, turizmit dhe investimeve”, bëhet e ditur në komunikatë

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani vlerësoi ngritjen e raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë, duke theksuar se institucionet tona janë të përkushtuara t’i zgjerojnë dhe intensifikojnë raportet në të gjitha fushat, përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike si prioritet kyç i Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur më tej.

Presidentja Osmani dhe ambasadorja Vakali u dakorduan për shtimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërinstitucional në fushat e interesit të dyanshëm. /Botapress.info/

Të ngjashme

Kosovë

‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Nga viti 2023, për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • ‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas
  • Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë
  • Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj
  • Nga viti 2023, për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro
  • Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.