• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Presidentja Osmani i reagon Vulinit për Reçakun

nga Bota Press
11 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të politikanit serb, Aleksander Vulin, rreth masakrës së Reçakut.

Osmani ka thënë se përpjekja e Vulinit si një ish-zëdhënës i gruas së kriminelit Sllobodan Millosheviq, për të ndryshuar faktet historike është e pamundur dhe e paarritshme,.

“Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

“Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”, theksohet tutje në reagim.

Shefja e shtetit ka shtuar tutje se përpjekjet e tilla të Serbisë janë vazhdimësi i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.Osmani thotë se mohimi i fakteve të luftës dhe rehabilitimi i kriminelëvë të luftës është përsëritje e krimit.

“Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”, thuhet në reagim.

Tutje presidentja Osmani thotë se ajo çfarë ka ndodhur në Reçak është më e fuqishme se çdo propagandë e Vulinit dhe e atyre që mendojnë njejtë si ai.

Presidentja shton se Serbia mund të realizojë filma, por në Reçak ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë.

E para e shtetit thotë se ka qenë pikërisht ngjarjet në Reçak dhe masakrat e tjera, ato që kanë nxitur ndërhyrjen e NATO-së për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

“Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”, përfundon reagimi./Botapress.info/.

Tags: masakra e recakutVjosa OsmaniVulin

Të ngjashme

Aktuale

Ishte në banesë kur Dardan Krivaqa e torturoi deri në vdekje Marigonën, çfarë i tha i dyshuari Arbër Sejdiu prokurorisë?

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Paralajmërohet ngritja e çmimit të bukës – Qytetarët të pakënaqur, kërkojnë nga Qeveria t’i parandalojë

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Lajçak: Kurrë më shumë s’ka pasë mbështetje për vizat sesa tash

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Pëson defekt teknik avioni që do të transportonte grupin e dytë të kosovarëve për në Haxh

nga Bota Press
29 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Ishte në banesë kur Dardan Krivaqa e torturoi deri në vdekje Marigonën, çfarë i tha i dyshuari Arbër Sejdiu prokurorisë?
  • Paralajmërohet ngritja e çmimit të bukës – Qytetarët të pakënaqur, kërkojnë nga Qeveria t’i parandalojë
  • Zelensky publikon pamjet e sulmit me raketa në qendrën tregtare
  • Albin Kurti takohet me Memli Krasniqin, kjo është arsyeja
  • Policat e sigurimit, Byroja del me një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.