Presidenti Zelensky deklaratë të fortë, jep mesazhin që do e hidhërojë pa masë Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lënë të nënkuptohet se ka konsensus mes vendeve perëndimore për të intensifikuar kufizimet në SËIFT për Rusinë.

Në një deklaratë të shtunën në mbrëmje, lideri ukrainas tha se: “ne ndjejmë se Ukraina ka mbështetjen e të gjithë botës së qytetëruar. Rezultati praktik? SËIFT.”
Ai e përshëndeti këtë si një “fitore të rëndësishme” dhe “do të thotë miliarda e miliarda humbje për Rusinë”.

“Është një çmim për një pushtim të poshtër në vendin tone”, tha Zelensky.

Më herët të shtunën, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se “përgatitjet teknike” për ndalimin e Rusisë nga sistemi SWIFT kanë filluar.

“Vendimi zyrtar nuk është përpunuar ende, por përgatitjet teknike për marrjen dhe zbatimin e këtij vendimi kanë filluar”, tha Kuleba në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

ngjashme