Kryeministri i vendit Isa Mutafa ka marre nje kartoline urimi nga presidenti ne largim i SHBA=ve Barak Obama. Lajmin e ka ber te ditur vete kryeministri permes nje postimi ne Facebook.
Të dashur miq,
Përmes një kartoline të bukur, pranova urimet për Vitin e Ri 2017 nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Familja Obama.
Gjatë vitit të kaluar në Nju Jork, në pritjen e organizuar për liderët botërorë, pata nderin që t’i takoj Presidentin Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle.
Presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan.
Gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Kosova pati përkrahje permanente dhe populli i Kosovës thelloi respektin për SHBA-të.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë ndjenja të veçanta miqësie dhe përkushtim maksimal për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
God Bless The USA!
Në kartolinën e Familjes Obama dërguar kryeministrit Mustafa thuhet: “Ndërkohë që Familja jonë reflekton mbi shumë vitet e lumtura që ka kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ne jemi mirënjohës për miqtë që kemi bërë, gëzimin që kemi shpërndarë dhe dhuratat e mirësisë që kemi pranuar. Ne ju urojmë ju dhe të dashurve tuaj festa të gëzueshme të fundvitit dhe një vit të ri të mrekullueshëm”.