• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet që parandaluan gjenocidin në Kosovë

nga Bota Press
18 Maj, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman ka kërkuar që serbët ta falin shtetin e tij që mori pjesë në bombardimin e Beogradit më 1999, akt që parandaloi gjenocidin. Këtë deklaratë ai e dha pasi e priti në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i Zeman dhe Vuçiq u mbajt pas dyerve të mbyllura në Pragë, ndërsa më pas ata iu drejtuan mediave.

Para takimit, Vuçiq u prit nga presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman në Kalanë e Pragës me nderime ushtarake dhe intonimin e himneve të të dy vendeve, pasuar nga ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në këtë ceremoni, Zeman ia dhuroi Vuçiqit “Urdhrin e Luanit të Bardhë”, ndërsa presidenti i Serbisë ia dha atij “Urdhrin e Republikës së Serbisë në Shirit”.

Pas takimit, Zeman theksoi se ata diskutuan “për miqësinë tradicionale që u zhvillua më 1938 dhe 1968”.

“Në të dy rastet, populli serb na dha mbështetje dhe ne i falënderuam ata. Me këtë rast, unë kërkoj falje për bombardimin, ishte më keq sesa një krim. Unë kërkoj nga populli serb të na falë”, tha Zeman në fillim.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, theksoi se ai dëshiron ta falënderojë Zemanin “për këto fjalë të mrekullueshme që ai ia drejtoi Serbisë”.

“Ne gjithmonë do ta shohim popullin çek si miqësor dhe tani e tutje si një popull vëllazëror. Populli serb nuk do t’i harrojë këto fjalë për bombardimet, ne do të jemi përjetësisht mirënjohës sepse askush nuk e tha kurrë atë”, tha Vuçiq.

Tags: presidenti cekSerbia

Të ngjashme

Kosovë

Haliti tregon se a do të votoj rrëzimin e qeverisë Kurti

nga Bota Press
31 Maj, 2023
Kosovë

Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe

nga Bota Press
31 Maj, 2023
Kosovë

Sveçla njofton për arrestimin e veteranit serb që kishte luftuar në Koshare

nga Bota Press
31 Maj, 2023
Kosovë

Zv/presidenti i OSBE-së: Pati shumë dhunë në veri, nevojitet de-përshkallëzimi

nga Bota Press
31 Maj, 2023


Lajmet e fundit

  • Haliti tregon se a do të votoj rrëzimin e qeverisë Kurti
  • Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe
  • Sveçla njofton për arrestimin e veteranit serb që kishte luftuar në Koshare
  • Zv/presidenti i OSBE-së: Pati shumë dhunë në veri, nevojitet de-përshkallëzimi
  • Kryetari i Leposaviqit qe 60 orë brenda komunës, flet për gjendjen e tij

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.