Blerim Vela, shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter lidhur me injorimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bënë institucioneve të Kosovës me mosftesë në Samitin e Demokracisë.
Vela nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se “figurat opozitare”, po tentojnë ta krijojnë narrativiin për “izolimin e Presidentes”, por sipas tij këto janë të pabaza, shkruan lajmi.net.
Ajo ka përmendur mbi 30 takime të Osmanit me homologë të saj, dhe komunikimin e Osmanit me presidentin Biden dhe me zëvendëspresidenten Camila Harris.
“Tendenca e ca figurave opozitare per krijimin e narrativit per gjoja izolimin e Presidentes jane te pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog te saj. Ne raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris. 1/2”, ka shkruar Vela.
Më tutje, ai ka thënë se 500 mijë doza vaksinë janë siguruar si rezultat i partneritetit me SHBA-të dhe ka përmendur një video-adresim të presidentit Joe Biden e gjithashtu strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë.
“Si rezultat i partneritetit te tille me SHBA jane siguruar mbi 500 mije vaksina, eshte percjelle video adresimi personal i Presidentit Biden dhe eshte realizuar strehimi i perkohshem i refugjateve afgane. Te gjitha keto jane realizuar pa shtyer ide per copetimin e Kosoves. 2/2”, thotë Vela.
Në anën tjetër, shoqëria civile dhe opozita kanë kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës dhe Presidencën për prishjen e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kanë kërkuar sqarim se pse Koosva ka mbetur e paftuar në Samitin e Demokracisë. /Botapress.info/