Presidenca sqaron se kush i pagoi shpenzimet e Presidentes për intervenimin e saj në spitalin privat

Presidenca e Kosovës ka sqaruar për Gazetën se kush i ka paguar shpenzimet e Vjosa Osmani-Sadriut për intervenimin që ajo e ka pasur në spitalin privat “Aloka”.

Tri ditë në spital privat, Presidenca sqaron se ma para të kujt e kreu intervenimin Vjosa Osmani-SadriuPresidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, të gjitha shpenzimet për operimin që kishte ditë më parë i ka kryer vet.

Rruga e shpejtë për marrjen e pasaportës, Kabineti i Sveçlës vendos kush e ka urgjent

Rrjedhimisht, ajo se ka përdorur buxhetin e shtetit për intervenimin që ka kryer, zbulon Gazeta.

Kjo gjë u bë e ditur pas kërkesës së Gazetës  për Qasje në Dokumente Publike në Zyrën e Presidentes.

“Sipas Nenit 2, paragrafi 1, të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, kërkesa juaj nuk bie në fushëveprimin e këtij Ligji, sepse nuk ekziston asnjë dokument publik që ka të bëjë me këtë çështje”.

“Ndaj, ju njoftojmë se asnjë shpenzim nuk është paguar nga buxheti i Zyrës së Presidentes apo i ndonjë institucioni tjetër”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të Presidentes për Gazetën Insajderi.

E para e shtetit më 2 nëntor i ishte është nënshtruar intervenimit kirurgjik në klinikën private “Aloka”, intervenim ky që ishte mbikëqyrur nga axha i saj, mjek

Presidenca e mbajti të fshehur këtë, deri kur mediat filluan të raportojnë për rastin. Pasi gazetarët shkuan para spitalit, Zyra e saj doli me njoftim.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, u tha në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.

Përgjegjësitë e Presidentes, ajo i kaloi te Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca”.

Ajo prej 3 nëntorit, Osmani-Sadriu vazhdoi me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës

“Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”, thuhej në njoftim.

Më 4 nëntor, Presidentja ishte liruar nga spitali. Lajmin për Gazetën Insajderi atë ditë e kishte konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënësi për media i Zyrës së Presidencës.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liru nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”.

Intervenimi i shefes së shtetit në spitalin privat ishte kritikuar nga kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për ta, ishte papranueshëm ky veprim i të parës së shtetit.

Nga ky kolegjium patën deklaruar se intervenimi që i është nënshtruar Osmani, bëhet në QKUK që 23 vjet, me përqindje suksesi 99.9 për qind.

“Në bazë të informatave nga mediat, presidentja iu është nënshtruar një procedurës e cila në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është rutinë ditor që nga 12 nëntori 1999 me përqindje të suksesit 99.9 %. Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhej në reagim, shkruan Gazeta Insajderi

Në fund, kirurgët kanë bërë thirrje që raste të tilla të mos përsëriten./Botapress.info/

ngjashme