• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Presidenca për mos-dekretimin e Isufajt: U.D kryeprokurori t’i ushtrojë të gjitha kompetencat

nga Bota Press
27 Mars, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Çështja e Kryeprokurorit të Shtetit do të jetë temë edhe në të ardhmen, kjo pasi që ende nuk ka as refuzim e as dekretim të Blerim Isufaj në krye të këtij institucioni.

Zyra e Presidentes ka thënë se në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdimësi është angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve që rrisin besimin e qytetarëve në institucionet e vendit, duke përfshirë sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe sistemin prokurorial si një hallkë qendrore të këtij sistemi.

‘Procedurat e zhvilluara në Këshillin Prokurorial të Kosovës për propozimin e kandidatit për Kryeprokurorit të Shtetit, siç tashmë jeni të informuar edhe nga organizata dhe vëzhgues të pavarur vendor, është përcjellë me raportime e reagime për parregullsi të shumta. Po ashtu, shqetësime lidhur me mbarëvajtjen e procedurave të zhvilluara në KPK-ja, janë shprehur publikisht edhe nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit prokurorial në vendin tonë”, thotë për Telegrafin Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

Sipas tij lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, janë zhvilluar procese gjyqësore në gjykatat e rregullta përkitazi me kontestimin që i është bërë procedurës së zhvilluar në KPK, për propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Presidentja konsideron se në dritën e vërejtjeve dhe kontestimeve serioze që i janë bërë procedurës së zhvilluar në KPK, është e nevojshme që të pritet shterimi i të gjitha mundësive dhe afateve kushtetuese dhe ligjore që palët kanë për të adresuar në rrugë gjyqësore të gjitha pretendimet për parregullsi dhe shkelje ligjore që janë ngritur lidhur me këtë procedurë, duke përfshirë edhe afatin për të proceduar lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, deklaron Kupina.

“Dëshiroj të vëjë në dukje se nuk ekziston asnjë pengesë kushtetuese dhe ligjore që, derisa të vendoset çështja e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të ushtrojë të gjitha kompetencat dhe të kryej të gjitha veprimet e nevojshme, që bien brenda kompetencave të Kryeprokurorit të Shtetit”, u shpreh tutje.

Sipas tij, Presidentja si garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve kushtetuese, rikonfirmon përkushtimin e saj për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, brenda afateve dhe autorizimeve të saja kushtetuese, që kontribuojnë në pavarësinë dhe integritetin e sistemit prokurorial dhe që forcojnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ndryshe Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte votuar unanimisht në vitin 2022 për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit, i cili ishte propozuar për dekretim tek presidentja.

Tags: PresidencaVjosa Osmani

Të ngjashme

Kosovë

Zhduket një vajzë e mitur në Drenas

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Kosovë

Trazirat në veri të Kosovës po destabilizojnë bizneset

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Kulturë

Sot hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
Ekskluzive

15-vjeçarja nga Malisheva thotë se kreu marrëdhënie seksuale me një burrë që 1 vjet, i premtoi se e merr për grua

nga Bota Press
6 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhduket një vajzë e mitur në Drenas
  • Trazirat në veri të Kosovës po destabilizojnë bizneset
  • Sot hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit
  • 15-vjeçarja nga Malisheva thotë se kreu marrëdhënie seksuale me një burrë që 1 vjet, i premtoi se e merr për grua
  • Vazhdojnë protestat në veri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.